Probleme me furnizimin me ujë në Drenas, KRU “Prishtina” njofton për reduktime të ashpra në këtë rrugë
Banorët e rrugës “Asllan Fazliu” në Drenas po përballen me probleme në furnizimin me ujë të pijshëm, si pasojë e plasjes së një gypi të ujësjellësit, tranmseton DrenicaOnline.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se rrjedhja e madhe e ujit po shkakton dëme në hapësirat pranë shtëpive, prandaj është detyruar të aplikojë reduktime më të ashpra të furnizimit me ujë në këtë rrugë, krahasuar me zonat e tjera.
Sipas kompanisë, sanimi i defektit do të nisë menjëherë pas marrjes së lejes nga Komuna e Drenasit për prerjen e asfaltit.
“Sanimi i defektit do të bëhet menjëherë posa të pajisemi me lejen për prerjen e asfaltit nga Komuna e Drenasit”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
Kompania ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët e prekur nga këto reduktime./DrenicaOnline/

