Me thikë në dorë hyn në një market në Drenas dhe kanos katër persona, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar mbrëmjen e së premtes në Drenas, pasi dyshohet se ka kanosur katër persona brenda një marketi.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 tetor 2026, rreth orës 21:50, në rrugën “Adem Mulja” në Drenas, transmeton DrenicaOnline.
I dyshuari, i cili dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit, kishte hyrë në market me një thikë në dorë dhe kishte kanosur katër persona.
Policia ka bërë të ditur se dy nga viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa thika është sekuestruar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”./DrenicaOnline/


