BBC zgjedhë formacionin e më të mirëve të javës së dytë në Premier League


Kampioni i Premier Leagues, Manchester City shënoi gjashtë gola ndaj Huddersfieldit në fundjavë, teksa Brightoni regjistroi fitore të madhe ndaj Man Unitedit, dhe Chelsea e fitoi derbin me Arsenalin.

Ndërkohë, Harry Kane e ndali ecurinë e tij pa gola në muajin gusht duke shënuar në fitoren e Tottenhamit ndaj Fulhamit.

Dhe përforcimi i Evertonit këtë verë, Richarlison shënoi sërish në fitoren ndaj Southamptonit, transmeton IndeksOnline.

Bournemouth dhe Watfordi vazhduan me fitore ndaj West Hamit, respektivisht ndaj Burnleyt, derisa Leicesteri triumfoi ndaj Wolves dhe Cardif mori pikën e parë të sezonit ndaj Newcastles.

Por, kush e përbën formacionin më të mirë të kësaj jave? BBC ka zgjedhur kështu:/IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë