Murray dhe Soares triumfojnë në finalen e Cincinnati Masters

Britaniku, Jamie Murray dhe braziliani, Bruno Soares e fituan titullin e dueleve, ”dy kundër dy” me një fitore në finalen e Cincinnati Masters.

Murray dhe Soares triumfuan përballë Juan Sebastian Cabal dhe Robert Farah me rezultat, 4-6,6-3,10-6 për një orë e 25 minuta.

Ishte titulli i tyre i parë në ATP Masters në këtë kategori, transmeton IndeksOnline.

Murray dhe Soares fituan triumfuan edhe në Washington Open për triumfin e tretë këtë vit, duke e mbrojtur titullin e tyre, Acapulco në mars.

Skocezi, Murray, 32-vjeçar dhe Soares, 36-vjeçari fituan nëntë tituj që prej se i bashkuan forcat në vitin 2016, duke përfshirë këtu edhe Australia Open dhe US Open./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë