Duke e shpëtuar qenin, pushuesin e përplas treni në Durrës

Një turist nga Kosova është përplasur nga treni i linjës Durrës- Elbasan.

Shkak për ngjarjen ka qenë qeni i tij, kur pushuesi ka tentuar ta shpëtojë pasi rrezikonte që ta shtypte treni pranë Sekorit Iliria në Durrës.

Nga përplasja e fortë pushuesi ka marrë dëmtime të rënda dhe është nisur menjëherë drejt spitalit.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 19.08.2018, në lagjen Nr.13, Durrës treni i udhëtarëve i linjës Durrës – Elbasan ka goditur shtetasin A.A. 39 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë