Kërcënohet dhe grabitet tregtari në Ferizaj

Një person në Ferizaj ka raportuar se është kërcënuar dhe grabitur në vendin e tij të punës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, teksa viktima është kërcënuar dhe i janë grabitur rreth 500 euro dhe dy paketa cigare në vlerë 2000 euro.

Të dyshuarit kanë ikur me veturën e tipit “Pasat”, e cila më vonë është gjetur e braktisur në autostradën e Ferizajt./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë