IPKO Superliga e Kosovës fillon sot me super ndeshjen, Feronikeli – Trepça’89


Pas disa muajsh pritje, sot (e shtune) rikhehet IPKO Superliga e Kosovës në futboll.

Në elitën e futbollit kosovar, do të zhvillohet vetëm një ndeshje – në Drenas.

Në stadiumin, ”Rexhep Rexhepi” do të zhvillohet derbi i ish-kampionëve, Feronikeli – Trepça’89, shkruan IndeksOnline.

Feronikeli është përforcuar mjaftueshëm këtë verë, duke transferuar gjithsej 12 lojtarë. Andaj, skuadra nga Drenasi synon këtë sezon të sfidojë për titull.

Nga ana tjetër, edhe mitrovicasit janë përforcuar siç duhet. Ish-kampioni i Kosovës ka transferuar 17 lojtarë.

Trepça’89 me këto përforcime e ka marrë me mjaft seriozitet punën e titullit këtë sezon, andaj Prishtina dhe Drita duhet të kenë kujdes.

Ndeshja e sotme zhvillohet në Drenas me fillim nga ora 16:45, teksa sfidat tjera të javës hapëse zhvillohen nesër dhe pasnesër./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë