Drita mori dënim minimal: Këtë e thotë Ligji për Parandalimin e Dhunës në Sport

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës dënoi me 10 mijë euro Dritën dhe dy ndeshje pa tifozë.

Dënimi erdhi pasi tifozët e kësaj skuadre, Intelektualët, prishën imazhin e ndeshjes testuese për stadiumin Fadil Vokrri.

Ata vunë në rrezik aprovimin nga UEFA për organizimin e ndeshjes. Të hënën Drita mundi 2:1 Prishtinën në ndeshjen e Superkupës.

Mirëpo, përkundër se u duk dënim i drejtë, bazuar në Ligjin për Parandalimin e Dhunës në Sport, ky është dënimi minimal i shqiptuar.

Neni 15 i këtij Ligji thotë se: “Për veprimet e përcaktuara në nenin 4 të këtij ligji zbatohen dispozitat e legjislacionit përkatës penal në Republikën e Kosovës. 2. Për veprimet e përcaktuara në nenin 4 të këtij ligji, për të cilat nuk ka elemente të veprave penale, zbatohen dispozitat e legjislacionit përkatës për kundërvajtje. Neni 16 Dënimet për personat juridikë 1. Me gjobë prej dhjetëmijë euro (10,000 €) deri në pesëdhjetëmijë euro (50,000 €) do të gjobiten federatat e sportit, klubet sportive, shoqëritë sportive ose personat e tjerë juridikë që organizojnë ngjarjet sportive”, raporton Gazeta Olle.

Kjo i bie që Drita ka marrë dënimin minimal, kundrejt atij maksimal që është deri në masën 50 mijë Euro.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë