Feronikeli zhvillon ndeshjen e parë nesër me Trepçën ‘89


Feronikeli nesër do të luaj kundër Trepçës 89′, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas nga ora 16:45, transmeton Drenica Online.

Postimi i plotë:

Nesër, më 18 gusht, Feronikeli do të nisë një rrugëtim të rëndësishëm në luftën për titull për edicionin e sivjetmë, në IPKO Superligën e Kosovës.

Përballja e parë e klubit tonë do të jetë me Trepçën ‘89 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas, me fillim nga ora 16:45.

Duke qenë një ndeshje tejet e rëndësishme dhe që do t’ia jap ekipit tonë të mbarën, gjithsesi që nevojitet përkrahja e tifozerisë së qytetit tonë për klubin tonë të zemrës.

Nesër, të gjithë në përkrahje të Feronikelit sepse bashkë mund ta sjellim titullin në Drenas.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë