Ekstradohet për në Gjermani 60 vjeçari nga Gjilani, dyshohet për vrasje


Policia e Shqipërisë kohë më parë ka arrestuar një kosovar nga Gjilani, i kërkuar me fletarrest nga Interpoli për një vrasje të ndodhur në Gjermani.

Ekstradimi i J.S., vjeç 60, banues në Gjilan është bërë të enjten nga Aeroporti i Rinasit në Tiranë, transmeton Indeksonline.

Kosovari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane të drejtësisë, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga Kodit Penal Gjerman./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë