Max Allegri është shfaqur në konferencë para ndeshjes hapëse ndaj Chievos në Serie A. Trajneri italian ka thënë se Ronaldo do të debutoi në këtë përballje.
Trajneri i Juves ka përmendur edhe skuadrat që mund ta rivalizojnë Juventusin në luftën për titull.
“Nesër startojmë ndaj Chievos me të vetmin mision, sigurimin e 3 pikëve. Cristiano do të debutoi në këtë përballje dhe ky është lajm i mirë. Ka edhe ekipe të tjera që janë përmirësuar gjithashtu, shih Interin, Milanin, Romën, Napoli është e njëjtë, Lazio është një ekip luftarak” ka thënë Allegri./Indeksonline/