Neymar e kërkon kalimin në Real Madrid


Neymari e ka kërkuar transferimin në Real Madridit, sipas mediave spanjolle.

Zhgënjimi i Brazilit në Kupën e Botës, që u eliminua në çerekfinale nga Belgjika, ia ka shtuar dëshirën Neymarit për të këmbëngulur që t’i bashkohet Real Madridit nga Paris Saint-Germaini, transmeton Gazeta Express.

Don Balon raporton se përveç zhgënjimit që e përjetoi në Botëror, asi brazilian tani dëshiron të kalojë në Madrid për ta përmbushur ambicien për ta fituar Topin e Artë.

Neymar u transferua në Parc des Princes nga Barcelona për një shumë rekord botëror në gusht të vitit të kaluar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë