Feronikeli e ka marrë një lajm shumë të mirë para ndeshjes shumë të vështirë që e pret të dielën në Gjilan kundër skuadrës së Dritës.
Sulmuesi gjakovar, Mevlan Zeka, do të jetë i gatshëm për këtë takim, përcjellë “GazetaOlle.com”.“Pas lëndimit në miqësore me skuadrën ruse Luch Energia, jam rikuperuar plotësisht dhe jam i gatshëm për të luajtur kundër Dritës. Jam gati për të ndihmuar skuadrën. Shpresoj të jap më të mirën nga vetja”, deklaroi Zeka për faqen zyrtare të klubit.
Drita-Feronikeli zhvillohet të dielën në ora 13:00.

