Drejtori i klubit të Feronikelit, Artan Berisha ka kritkuar rëndë MKRS-në pas inspektimit të stadiumit “Adem Jashari”
Rreth një vit më parë MKRS (Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit) kishte marrë një udhërrëfyes të pikave ku është dashur të intervenohet për përmirësimin e gjendjes së stadiumit “Adem Jashari”, raporton Sportali.net.
Sidoqoftë, zyrtarët e UEFA-s u ndanë të zhgënjyer pasi nuk panë asnjë përmirësim të situatës pas vizitës së djeshme.
Kjo ka nxitur reagimin e shumë figurave kyçe të futbollit kosovar, përfshirë edhe Fadil Vokrrin, të cilët kanë shprehur zhgënjimin e tyre në raport me këtë neglizhencë.
“Me të vërtetë është jashtëzakonsiht shqetësuese gjendja në stadiumin ‘Adem Jashari’ dhe në përgjithësi në infrastrukturën sportive në Kosovë,” ka thënë drejtori i Feronikelit, Artan Berisha për ‘Tribuna Chanel’.
“Siç e ka cekur edhe zyrtari i UEFA-s para një viti MKRS kanë pranuar rreth 59 pika ku është dashur të intervenohet, dhe nga prilli nuk është bërë pothuajse asgjë, dhe me të vërtetë kjo është një neglizhencë shumë e madhe dhe jashtëzakonsisht jo serioze nga Ministria e Kulturës.
“Tërë ai lobim që është bërë nga Fadil Vokrri dhe ekipi i tij, dhe ne të mos jemi të gatshëm të bëjmë një stadium, me të vërtetë kjo tregon një papjekuri dhe neglizhencë shumë të madhe nga Ministria e Kulturës,” është shprhur Berisha.


