Është 42 vjeçar, por renditet në mesin e 10 sportistëve më të përgatitur në Kosovë.
Përveç që është futbollist, ai është edhe pjesëtarë i Policisë së Kosovës.
Pavarësisht moshës që ka, ende nuk e ka caktuar pensionimin.
Gëzon një respekt të madh në futbollin e Kosovës dhe shihet si model edhe për të rinjtë.
Bëhet fjalë për kapitenin e Drenicës, Sami Gecin.
Në një intervistë për Tribuna Channel, Geci tregon shumë gjëra interesante që i kanë ndodhur gjatë karrierës së tij afër 25 vjeçare.