Pasi që Gazeta Olle transmetoi lajmin që Anzhi e ka mos-përfillur miqësoren me Feronikelin duke mos e futur fare në mesin e takimeve që do t’i zhvillojë në Turqi, ka reaguar kryetari i kampionit kosovar, Ekrem Elshani.
“Ne kemi kontratë të nënshkruar dhe të vulosur nga klubi i Anzhit. Nëse nuk marrin pjesë në ndeshje, ata do të dënohen me 5000 euro”, deklaroi Elshani për “GazetaOlle.com”.
Takimi miqësor mes Feronikelit dhe Anzhit do të zhvillohet me fillim prej orës 15:00 në Belek.
Më poshtë e keni marrëveshjen e dokumentuar mes klubeve për miqësoren e sotme.