Maliqi: Feronikeli ka forcë për të gjitha trofetë

Kampioni në fuqi, Feronikeli nga Drenasi, tash e disa ditë vazhdon përgatitjet në Antalia të Turqisë. Skuadra nga Drenasi shpreson të përgatitet sa më mirë dhe me synim që të mbrojë titullin e kampionit.

Atmosfera super e mirë brenda klubit, kushte perfekte në Antalia, janë edhe faktorë që rrisin oreksin te futbollistët e kampionit të dyfishtë. Kryetrajneri Afrim Tovërlani punon sipas plan-programit dhe shikon edhe formën e secilit futbollist.

Mesfushori, Behar Maliqi, njëherësh futbollisti më i mirë i Superligës, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot” se të gjitha që i nevojiten i kanë në Antalia. “Kushtet i kemi të gjitha, ushqimin e mirë, hoteli, pishinat, sauna, fushat, gjitha që i duhen një ekipit. Asgjë nuk na mungon, kushtet janë ideale për punë”, thotë Maliqi.

Më tej Maliqi ka shtuar se skuadra e Feronikelit ka forcë për ti fituar të gjithë trofetë këtë edicion, duke dhënë një sinjal të qartë të gjithë skuadrave tjera pretendente.

Për më shumë lajme nga Drenasi, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në facebook:

https://www.facebook.com/drenicaonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë