Feronikeli niset drejtë Turqisë, ja arsyeja!

Me gjithë borën e madhe dhe temperaturat e ulëta që mbretëruan në muajin janar, Feronikeli ka arritur ta zbatojë planin e paraparë nga trajneri Afrim Tovërlani për këtë fazë përgatitore.

Kësisoj, sot nga ora 11:00 është zhvilluar seanca e fundit stërvitore në fushën sintetike në Drenas.

Ndërsa, pas stërvitjet, shtabi teknik në krye me Afrim Tovërlanin, kanë njoftuar lojtarët për kohën e grumbullimit në airoportin e Prishtinës “Adem Jashari”, prej nga ekspedita e Feronikelit do të niset më 29 janar me drejtë Turqisë, njofton faqja e klubit.

Feronikeli në Turqi do ta gjejë liderin e Superligës, Trepçën ’89 që udhëtoi sot në mëngjes.

Anipse të dy skuadrat kanë aranzhuar disa miqësore me skuadra të njohura, nuk kanë planifikuar që të ndeshen mes vete jashtë tokës së Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë