Labinot Osmani godet Prishtinën dhe skuadrat tjera: Ja pse erdha tek Feronikeli

Labinot Osmani është njëri ndër ardhjet më të bujshme të skuadrës së Feronikelit në këtë afat kalimtar pa as edhe një dyshim. Sulmuesi i njohur kosovar pasi përfundoi kontratën vendosi ti bashkohet kampionëve në fuqi për të forcuar edhe më shumë repartin sulmues tek kjo skuadër.

“Konkurenca na bënë më të fortë neve sulmusve dhe për këtë arsye kam ardhur tek Feronikeli, pasi që dihet se është skudra më e kompletuar ne ligë”, deklaroi ditë më parë Osmani për Tribuna Channel, duke goditur kështu skuadrat e mëdha kosvare.

Feronikeli në këtë afat kalimtar është përforcuar me tre futbollistë: Faton Malokun, Yll Hoxhën dhe Labinot Osmanin, derisa nga skuadra është larguar vetëm Përparim Livoreka i cili ka kaluar tek skuadra e Dritës

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë