Krahas Vala Superligës, një pranverë e ‘nxehtë’ pritet edhe në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Përveç Flamurtarit që është lider me 33 pikë dhe Vëllaznimit që zotëron pozitën e dytë me 30 sosh, janë edhe gjashtë skuadra tjera që pretendojnë së paku pozitat tre dhe katër që sigurojnë ndeshjen e barazhit, shkruan Gazetasheshi.com.
Dukagjini, Fushë Kosova, Vllaznia, KEK-u, 2 Korriku dhe Vushtrria janë mobilizuar që të jenë sa më lartë në renditje, pse jo edhe të inkuadrohen direkt në Superligë.
Madje, disa prej këtyre ekipeve (Vllaznia, KEK-u e Vushtrria) janë duke realizuar përforcime për të qenë sa më afër synimeve.
Gjithsesi, kjo dëshmon për një stinor tejet interesantë.