Këto janë transferimet zyrtare që i ka regjistruar Feronikeli në FFK (FOTO)

Feronikeli tashmë e ka mbyllur çështjen e transferimeve për afatin e janarit, shkruan Infokusi.com.

Në afatin dimëror, kampionët kanë blerë tre lojtarë mjaftë cilësorë.

Bëhet fjalë për Yll Hoxhën, Labinot Osmanin dhe portierin Faton Maloku.

Infokusi.com dokumentin që tregon qartë që tashmë të tri blerjet Feronikeli i ka regjistruar në Federatën e futbollit të Kosovës.

Në vjeshtë, skuadra që po drejtohet nga Afrim Tovërlani përfundoi në vendin e katërt me 6 pikë më pak se Trepça ’89 që u rendit e para.

Stinori pranveror nis me 25 shkurt dhe synimet e Feronikelit janë të qarta, titulli i kampionit dhe Kupa e Kosovës për të dal në garat evropiane./Infokusi.com/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë