Zidane kundër të gjithëve

Zinedine Zidane i ka dalë në mbrojtje mbrojtësit brazilian, Danilo

Mbrojtësi brazilia, Danilo është kritikuar nga tifozët e Real Madridt për paraqitje e dobët të treguar në humbjen ndaj Celta Vigos (1:2) në Copa del Rey.

Por, trajneri i Loc Blancos, Zinedine Zidane i ka dalë në mbrojtje mbrojtësit brazilian. Këto fjalë trajneri francez i ka dhënë në konferencë për media para ndeshje me Malagan, përcjell Express.

“Danilo ka mbështetjen e bashkëlojtarëve e trajnerit, kjo është më e rëndësishme. Ai është lojtar që e pëlqej dhe jam plotësisht me të”, tha fillimisht Zidane

“Ne të gjithë duam të shohim më të mirën e Danilos. Po, ai mund të luajë më mirë, ashtu si gjithë të tjerët”, shtoi francezi. /Express/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë