Xhaka lavdëron Sanchezin, flet për titull

Granit Xhaka i ka thurur lavde sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka i ka thuru lavde Alexis Sanchezit. Kosovari me pasaportë zvicerane mendon se ylli kilian është model për të rinjtë e klubit londinez.

“Unë mendoj se Alexis mund të jetë një model i mirë, sepse ai gjithmonë jep më të mirën nga vetja, pa marrë parasysh nëse ai është në stërvitje ose në ndeshje”, ka thënë Xhaka për faqen zyrtare të Arsenalit.

Ndërsa, Xhaka mendon se ndeshjet e ardhshme kundër Burnleyt, Watfordit dhe Chelseas do të përcaktojnë fatin e Arsenlit në garë për titull.

“Unë mendoj se tri ndeshjet e ardhshme mund të thonë shumë për drejtimin që ne do të shkojmë në këtë sezon”, ka shtuar Xhaka. /Express/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë