Të gjithë po e presin me 24 mars që të debuton për Përfaqësuesen e Kosovës, shkruan Infokusi.com.
Por, ai ende nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë, madje është shkruar e thënë se nuk do të mund ta ndihmojë Kosovën as në ndeshjen e ardhshme kundër Islandës pasi është afër që të marr pasaportën e Australisë dhe largimi nuk mund të bëhet nga shtet në fjalë derisa të pajiset me pasaportë.
Bëhet fjalë për super-sulmuesin kosovar, Besart Berisha, që luan në Australi te skuadra e Melbourne Victory.
Përveç asaj që u cek më lart, Infokusi.com ka arritur që të sigurojë orarin e ndeshjeve që do të luaj skuadra e Melbourn Victory deri në fund të kampionatit.
Dhe pikërisht një ditë pas ndeshjes, Kosovë – Islandë, Melbourn Victory do të zhvilloi ndeshje kampionale kundër Brisbane Roar, ish – skuadrën ku u bë i njohur Berisha.
Dihet që Melbourne po lufton për titull të kampionit e Besart Berisha për ‘këpucën e artë’ të futbollit australian dhe këto dy fakte pothuajse ia kanë shuar shpresat edhe përzgjedhësit Albert Bunjakit i cili ëndrronte ta kishte në skuadër bomberin kosovar pikërisht kundër islandezëve.
Ndryshe, Besart Berisha është futbollisti kryesor i skuadrës australiane e cila vështirë që mund të lejonte të largohet në kohën më të rëndësishme të kampionatit.
Kosovë – Islandë do të luhet me 24 mars në ‘Loro Borici’ në Shkodër./Infokusi.com/