Ylli nga Serie A pranon ofertën nga Kina?

Duket që Superliga kineze është bërë atraksion për shumë yje të futbollit evropian dhe këtij “trendi” të ri nuk i ka rezistuar as sulmuesi i Fiorentinës, Nikola Kalinic.

Sipas raportimeve të fundit të Football Italia, përfaqësuesi i Kroacisë, Kalinic, ka pranuar ofertën me vlerë 45 milionë euro, të skuadrës Tianjin Quanjian, transmeton DrenicaOnline.

Ky do të ishte përfitim i madh për Fiorentinën, pasi të njëjtin futbollist e kishin blerë për 5.5 milionë euro, mirëpo në anën tjetër do të ishte humbje e madhe, pasi që ka qenë futbollist kyç në disa prej ndeshjeve të “violas”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë