Kjo i ndodhi për herë të parë Zidanes

Ecuria e Real Madridit prej 40 ndeshjeve pa humbje, është ndalur në “Ramon Sanchez Pizjuan”, ku Sevilla triumfoi 2:1

Real Madridi është njoftuar me humbjen. Pas 40 ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat, “Los Blancos” u mposhtën 2:1 nga Sevilla në kuadër të La Ligas, duke mbetur kështu në kuotën e 40 pikëve, vetëm një më shumë se skuadra që e mposhti atë, transmeton Gazeta Express.

Se Zinedine Zidane po bën punë të mirë te Reali, përveç 40 ndeshjeve pa humbje, e dëshmon edhe fakti se humbja 2:1 në “Ramon Sanchez Pizjuan”, ishte e para për të si trajner i Realit jashtë shtëpisë në La Liga.

Reali ka një ndeshje më pak të zhvilluar në La Liga dhe mesazhi i Zidane ishte që të harrojnë këtë ndeshje dhe të shikojnë para, pasi diferenca me vendin e dytë mund të shkojë në katër pikë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë