Enver Idrizi krenarë, treni gjerman me sloganin “Kosova është Shqipëri” përshkon botën…(Foto)

Enver Idrizi , emër i njohur ndërkombëtar në fushën e karatesë, është gjithmonë në përkrahjen e popullit dhe vendit të vet, shkruan revista Kosovarja.

Së fundmi, ngjarja e trenit i cili ka pasur të hyjë në territorin e Kosovës ka tronditur jo vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe jashtë saj.

Por, me të përfunduar një situatë e tillë, Enver Idrizi në llogarinë e tij ka hedhur një fotografi të trenit gjerman, ku shihet slogani “Kosovo is Albania” që do të thotë “Kosova është Shqipëri” dhe ia ka bashkangjitur mbishkrimin që o ta shihni në fotografinë më poshtë.

Kujtojmë se kampioni Enver Idrizi me rastin e arrestimit të Ramush Haradinajt, deklaroi se në rast se nuk do të lirohet, është i gatshëm të protestojë me ekipin e tij në mes të Beogradit.

Padyshim se Idrizi është ndër emrat i cili është në përkrahje të popullit të tij në dhimbje e gëzim, gjithmonë duke treguar zemërgjerësinë dhe dashurinë për atdheun.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë