Shënuan nga 14 gola, por ja pse u shpall Kurtishaj shënuesi më i mirë para Arifajt

Blerand Kurtishaj është shpallur shënuesi më i mirë në Kosovë për vitin 2016 me 14 gola të shënuara, shkruan Infokusi.com.

14 gola kishte edhe Granit Arifaj i Drenicës, por emri i tij as që u përmend në momentin kur Kurtishaj mori çmimin.

Gjithsesi, Infokusi.com nuk ka për qëllim të minimizoi sukseset e Kurtishajt, por vetëm të sqaroi për opinionin publik.

Ani pse i ka takuar FFK-së që të sqaroi për opinionin publik se si është vendosur që Kurtishaj të jetë më i miri pasi kishte gola të barabartë me Arifaj, megjithatë Infokusi.com merr vesh se janë shikuar ndeshjet që i kanë luajtur dhe sulmuesi i ‘Niklit’ ka vetëm një ndeshje më pak se sa sulmuesi i Drenicës dhe për këtë arsye e ka rrëmbyer çmimin e çmueshëm.

Kjo ishte hera e parë në vitet e fundit që dy sulmues të kenë numër të barabartë të golave në fund.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë