Nuk do të besoni se sa çmime i ka fituar Feronikeli, numër rekord (FOTO)

Mund të iu duket e pabesueshme, por është shumë e vërtetë.

Feronikeli ka rrëmbyer plotë 9 çmime në ceremoninë e FFK-së për ndarjen e shpërblimeve për laureatët e vitit 2016, shkruan Infokusi.com.

Çmimet që FFK-ja ka ndarë për “Klubin më Fair Play”, “Klubin më të mirë”, “Trajnerin më të mirë”, “Realizatorin më të mirë”, “Lojtarin më të mirë në Vala Super Ligë” dhe përfshirja e katër futbollistëve tanë në Top 11-shen e vitit 2016 kanë qenë çmimet e shumëta që klubi ynë sonte ka rrëmbyer në evenimentin e organizuar nga FFK-ja, në hotelin “Emerald” në Prishtinë.

  • KF Feronikeli – Klubi më Fair Play i vitit 2016.
  • KF Feronikeli – Klubi më i mirë i vitit 2016.
  • Trajneri i vitit 2016 – Afrim Tovërlani.
  • Realizatori më i mirë i vitit 2016 – Blerand Kurtishaj.
  • Futbollisti më i mirë në Vala Super Ligë për vitin 2016 – Behar Maliqi.
  • Portieri më i mirë në Vala Super Ligë për vititn 2016 – Faton Maloku.
  • Mesfushori më i mirë i vitit 2016 – Behar Maliqi.
  • Qendërmbrojtësi më i mirë i vitit 2016 – Fidan Gërbeshi.
  • Mesfushori më i mirë i vitit 2016 – Mentor Zhdrella.

Çmimet kryesore, “Klubi më Fair Play” dhe “Klubi më i mirë për vitin 2016” i ka pranuar presidenti i klubit, z.Ekrem Elshani.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë