Largohet nga Feronikeli, kalon te skuadra e Ligës së Dytë

Lirigzon Xhinovci është futbollisti më i ri i skuadrës Arbëria që garon në Ligën e Dytë të futbollit kosovar në grupin B.

Futbollisti i talentuar mori fletlëshimin nga drejtuesit e klubit të “Niklit” për t’iu bashkuar skuadrës së Arbërisë drejt objektivit primar: ngjitjen në një rank më të lartë të garave, shkruan Gazetasheshi.com.

Arbëria gjatë ditës së djeshme ka prezantuar edhe dy futbollistë. Fjala është për Dardan Berishën dhe Albion Bujupin, duke dëshmuar kështu seriozitetin dhe ambicjet e mëdha të kësaj skuadre.

Kujtojmë që Arbëria mbylli pjesën e parë të kampionatit në pozitën e katërt me 33 pikë, dy më pakë se lideri Bashkimi i Koretinit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë