Mevlan Zeka po mungon te Feronikeli, por ja ku po stërvitet gjakovari (FOTO)

Njëri prej sulmuesve më të mirë të Feronikelit, Mevlan Zea, nuk është parë në stërvitjet e Feronikelit që kanë nisur me 5 janar, shkruan Infokusi.com.

Arsyeja e mungesës është ndërhyrja kirurgjike që ka pasur Zeka në hundë dhe shkaku i temperaturave të ulëta ai nuk ka mundur të dal në ambient të hapur.

Zeka ka zgjedhur fitnesin që të përgatitet dhe ka paralajmëruar që të mërkurë do të bashkohet në stërvitjet e Feronikelit.

“Jam duke u përgatitur në fitnes për shkak të temperaturave më të ngrohta, pasi jashtë temperaturat janë të ulëta dhe do të më pengonin shumë. Besoi që të mërkurën do të dal në stërvitje dhe t’i bashkohem shokëve të skuadrës për tu përgatitur sa më mirë për stinorin pranveror”, ka thënë Zeka për Infokusi.com.

Mevlan Zeka njihet si një ndër sulmuesit më të shpejt në futbollin e Kosovës./Infokusi.com/

Fotot e Zekës për Infokusi.com.

15995791_1791960731054773_502551653_n15995522_1791960904388089_768383165_n

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë