Hamiti: Sulmet terroriste në Stamboll e Kajro nuk kanë të bëjnë asgjë me Zotin

Profesori në Fakultetin e Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka dënuar sulmet e mbrëmshme në Stamboll si dhe në katedralen e Egjiptit.

Hamiti është shprehur se aktet e tilla janë çmenduri e skajshme e aktorëve monstruoz, të cilat nuk justifikohen.

“Sulmet e mbrëmshme në Stamboll si dhe në Katedralen e Egjiptit, të cilat derdhën gjakun e njerëzve të pafajshëm dhe në pabesi, nuk kanë emër tjetër veç se çmenduri e skajshme e aktorëve monstruoz, e cila nuk justifikohet me asnjë normë njerëzore, hyjnore e as rregull tokësore”, ka shkruar Hamiti.

Ai është shprehur se aktet e tilla të terrorizmit nuk kanë të bëjnë asgjë me fenë.

“Tanimë është sqaruar për të gjithë dhe përfundimisht, se terrorizmi nuk ka të bëjë asgjë me Zotin dhe mësimet e Tij”, ka thënë tutje profesori në Fakultetin e Studimeve Islame, Xhabir Hamiti.

Ndërkohë që  gjatë ditës së shtunë na dy sulme me bomba në Stamboll janë vrarë 38 vetë dhe plagosur 166 të tjerë, ka njoftuar qeveria e Turqisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë