E dhimbshme: Ky është motoçiklisti që humbi jetën në aksidentin e rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë, rreth mesnatës, në magjistralen Prishtinë–Ferizaj.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës Ç.Aliu, 22-vjeçar.
Ndërkohë, tashmë janë publikuar edhe pamjet nga ky aksident tragjik.

