Janë bërë të zakonshme tashmë vikendet me golat e Besartit. Sulmuesi kosovar na ka përshëndetur për një vikend të mbarë me golin e radhës nga Australia.
Berisha ka shënuar golin e parë në ndeshjen që Melbourne është duke e fituar në udhëtim te Western Sydney.
Si zakonisht, Besi është “ujk” para golit, gjë të cilën e dëshmoi edhe në këtë rast.
Ky është goli i gjashtë i Berishës dhe se mbetet favorit për të fituar përsëri “Këpucën e Artë” në Australi./Indeksonline/