Xhevdet Qeriqi – Qeverisë: Mos luani me veteranët e UÇK-së, ne nuk ju durojmë gjatë!
“Pensionet e veteranëve janë shumë të vogla dhe si të tilla veteranet e UÇK-së, trajtohen si raste sociale. Andaj i bëjmë thirrje Qeverisë që të mos bëjë lojëra të këqija me veteranët, sepse lojërat e tilla nuk do ti durojmë gjatë”.
Të gjitha afatet kanë kaluar për Qeveria e Republikës së Kosovës, në mënyrë që ti kryej obligimet ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Edhe pse Qeveria dhe Ministria e Punës e cila është dashur që këto obligime ti kryej ndaj veteranëve të UÇK-së, heshtja e tyre lenë të kuptojmë se do të shkoj edhe një kohë e gjatë derisa të kryhen obligimet e tyre ndaj veteranëve.
Qeveria dhe Ministria përkatëse heshtin, mirëpo kryetari i Këshillit për mbrojtjen e veteranëve, Xhevdet Qeriqi nuk hesht.
Ai thotë se, edhe pse ka kaluar ky afat ministria e cila është e obliguar ti kryej këto obligime ndaj veteranëve kjo e fundit po hesht, si duket po presin që të reagojnë veteranët e UÇK-së në këtë drejtim e më pas ata të veprojnë.
“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë dhe Ministrisë të Punës që ti kryej këto obligime ligjore dhe mos të na detyroj të dalim në rrugë, sepse nëse dalim dhe situata eskalon atëherë përgjegjësia do të bie mbi ta”, thotë Qeriqi për Gazetën InfoPress.
Poashtu ata kërkojnë nga ministri Arban Abrashi dhe komisionet përkatëse që mos të mundohen të bëjnë ndryshime të ligjit për veteran fshehurazi, sepse nuk do të pranojnë asnjë ndryshim i cili do të bëhej në dëm të veteranëve.
“Pensionet e veteranëve janë shumë të vogla dhe si të tilla veteranet e UÇK-së, trajtohen si raste sociale, ne do të jemi këmbëngulës dhe do të kërkojmë në të ardhmen pensione më të dinjitetshme për ketë kategori. Andaj i bëjmë thirrje Qeverisë që të mos bëjë lojëra të këqija me veteranët, sepse lojërat e tilla nuk do ti durojmë gjatë”, thotë Xhevdet Qeriqi.