Federata Angleze e futbollit e ka dënuar me katër ndeshje Sergio Agueron
Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero, do të mungojë për katër ndeshje me radhë. Ky është dënimi që ka marrë nga Federata Angleze e Futbollit, pas ndërhyrjes së ashpër në David Luiz, ku Chelsea mposhti 3:1 Manchester Cityn, shkruan Gazeta Express.
Aguero u bë shkak i një përleshjeje mes lojtarëve të Chelseat e Mancehster Cityt, pas ndërhyrjes së ashpër në Luizin, ku edhe u ndëshkua me të kuq – e qw i kushtoi me katër ndeshje moslojë.
Tani trajneri Guardiola duhet të bëjë zgjidhje, pasi do të luajë pas një ndër sulmuesit më të mirë në Evropë. /Express/