Kohëve të fundit është përfolur shumë për shtatzëninë dhe lidhjen e saj me Patris Berishën. E fjala është për këngëtaren e njohur Tuna, e cila së fundmi ka treguar se sa e kujdesshme është për foshnjën që po e mbanë në barkë.
Ajo po kujdeset edhe për ushqimet që duhet t’i konsumojë gjatë kësaj periudhe, shkruan Kolona.info.
E këtë këngëtarja e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në Instagram, ku edhe ka postuar një foto me një pjatë të mbushur me portokaj.
Ndryshe lidhur me lidhjen si dhe shtatzëninë e saj, as Tuna e as Patrisi deri më tani nuk e kanë pohuar e as mohuar një gjë të tillë.
Ndërsa është vëllai i Patrisit, Roberti i cili e ka konfirmuar një gjë të tillë.