Barcelona nuk ka arritur më shumë se sa një barazim 1:1 me Herculesin në udhëtim
Skuadra a ligës së dytë të Spanjës, Hercules ka barazuar 1:1 me Barcelonën në ndeshjen e parë në kuadër të Copa del Rey.
Të parët në epërsi kaluan vendësit me golin e Diaz në minutën e 52’, por Barcelona u përgjigj gjashtë minuta më vonë me supergolin e Alenas.
Në këtë ndeshje Barcelona nuk ishte me lojtarët e saj më të mirë, pasi Luis Enrique kishte vendosur t’i pushonte para derbit me Real Madridin që zhvillohet këtë të shtunë. /Express/