Piloti i avionit me të cilin udhëtonte ekipi brazilian i futbollit “Chapecoense”, Mick Quiroga, kishte kërkuar ndryshimin e planit të fluturimit, por një kërkesë e tillë nuk u miratua nga autoritetet.
Sipas të dhënave të zbuluara nga hetuesit e aksidentit ajror në Medelin, piloti Mick Quiroga, kërkoi që avioni të udhëtonte direkt për në Medelin, pa bërë më parë një ndalesë në Santa Cruz të Bolivisë.
Fluturimi i 81 pasagjerëve kishte nisur në San Paulo të Brazilit dhe duhej të përfundonte në Bolivi, ku futbollistët do të luanin finalen e Kupës së Amerikës së Jugut.
Autoritetet e aviacionit refuzuan të miratonin lejen, në mënyrë që avioni të fluturonte direkt nga Sao Paulo (Brazil) në Medelin të Kolumbisë.
Një regjistrim audio ka treguar se piloti i kompanisë “Lamia” kërkon edhe nga kryebashkiaku i Chapeco-s, qyteti i klubit “Chapecoense”, që ta ndihmojë për të siguruar lejen e fluturimit direkt.