Momente interesante nga stërvitja e Feronikelit (Foto)

15250925_559638414227903_1599864187994638542_o-696x464Feronikeli sot ka kryer përgatitjet e fundit para super-derbit që luhet nesër me Prishtinën në Obiliq.

Djelmoshat e trajnerit Afrim Tovërlani kanë shijuar stërvitjen e parë në borë këtë edicion.
Në seancën e mbajtur në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, atmosfera në mesin e futbollistëve duket të jetë në nivel, shkruan Gazeta Sheshi.

Ndërkohë, klubi ka postuar disa fotografi ku shihen momente interesante teksa futbollistët shijojnë borën e parë.

Dueli me Prishtinën do të jetë i fundit për Feronikelin këtë vit në kuadër të Vala Superligës.

1234515288439_559638094227935_156994063218679258_o

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë