Feronikeli sot ka kryer përgatitjet e fundit para super-derbit që luhet nesër me Prishtinën në Obiliq.
Djelmoshat e trajnerit Afrim Tovërlani kanë shijuar stërvitjen e parë në borë këtë edicion.
Në seancën e mbajtur në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, atmosfera në mesin e futbollistëve duket të jetë në nivel, shkruan Gazeta Sheshi.
Ndërkohë, klubi ka postuar disa fotografi ku shihen momente interesante teksa futbollistët shijojnë borën e parë.
Dueli me Prishtinën do të jetë i fundit për Feronikelin këtë vit në kuadër të Vala Superligës.