VALA Superliga LIVE: Feronikeli – Drenica

14925791_549501788574899_5727118059074191388_nDyskuadra nga rajoni i Drenicës, Feronikeli dhe Drenica, me synime diametralisht të kundërta, sot në orën 13.00 do të ndeshen në mes vete në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Të dy trajnerët, Afrim Tovërlani dhe Afrim Jashari, kanë publikuar formacionet zyrtare.

Tovërlani ka inkuadruar në portë, Deniz Troshupën, duke lënë në bankinë Flamur Nezirin. Rikthehet Mentor Zhdrella.

FERONIKELI – DRENICA 1:0 

85′ Drenica ka iniciativën, por s’po mund të krijojë raste shënimi.

72′ Loja po zhvillohet në mesin e fushës. Nikli nuk rrezikohet.

GOL 59’ Mevlan Zeka ka shënuar për 1:0.

57’ Granit Arifaj kishte mundësi të kalonte në epërsi por Deniz Tropshupa ndali goditjen e tij.

46’ Feronikeli e ka nisur furishëm duke sulmuar portën e skuadrës së Drenicës.

45’ Pjesa e parë mbyllet pa gola. 

37’ Kundërsulm i shpejtë i  Drenicës, por Arifaj nuk e shtynë topin në rrjetë.

36’ Tenton edhe Zhdrell, por Imeri në vend.

35’ Milicaj gjuan jashtë portës nga 20 metra.

26’ Limani gjuajtje harkim, por pa sukses.

25’ Hoti gjuan bukur, por pak mbi portë.

21’ Gërbeshi shpëton portën, Abazi afër golit.

14’ Hysen Tahiri gjuan furishëm, Tropshupa grushton në këndore.

10- Del Prokshi, në loje futet Hoti.

9’ Zeka merr topin në zonë bën një lëvizje te bukur, gjuan bukur por Imeri mbron edhe më bukur.

Genc Nuza, Bujar Selimaj dhe Fatlum Berisha janë pritur me lule për arritjen e tyre që të gjykojnë në ndeshjet e organizuara nga FIFA. Nuza do të shkojë në Malaga të Spanjës t’i kryej testimet.

Feronikeli: Trosuhpa, Limani, Shala, Gërbeshi, Haliti, B.Shabani, ZHdrella, Milicaj, Kurtishaj, Zeka, Prokshi. Trajner: Afrim Tovërlani.

Drenica: Ymeri, Sh.Lushtaku, Bejta, Dervishaj, Rexhaj, Cakaj, Feci, Abazi, Dajaku, ARifaj, Tahiri. Trajner: Afrim Jashari.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë