Afrim Tovërlani e ka konsideruar të merituar fitoren e Feronikelit ndaj Drenicës.
Në prononcimin pas ndeshjes, tekniku prishtinas ka theksuar që skuadra e tij është dashur ta kryej dilemën e fituesit më herët.
“E dinim që do të jetë një ndeshje e vështirë sepse Drenica ishte pa ngarkesë. Patëm raste të bollshme dhe duhej ta kryenim ndeshjen më herët. Mungesa e golit të qetësisë po na jep presion të madh në minutat e fundit. Gjithsesi, kjo ishte një fitore e merituar”, deklaroi Tovërlani për “Supersport”, përcjellë “GazetaOlle.com”.