Në SHBA vendoset për rinumërim votash
Komisioni zgjedhor në Wisconsin ka marrë një kërkesë për një rinumërim të votave në shtetin ku fitoi ngushtë Donald Trump, në zgjedhjet e para dy javëve.
Kërkesa është paraqitur nga Partia e Gjelbër, e kandidatit presidencial Jill Stein.
Stein është zotuar gjithashtu se do të kërkojë rinumërime të votave edhe në Michigan dhe Pensilvani, njofton BBC.
Fitorja eventuale e kandidates demokrate Hillary Clinton në Wisconsin nuk do ta përmbyste epërsinë e republikanit Trump, meqë ky shtet jep vetëm 10 vende.