Mungon Bale, lëndohet edhe një futbollist i Realit (FOTO)

capture-222-650x358-21-650x358Real Madrid ka problem serioz me lëndime të futbollistëve.
Gareth Bale do t’i mungojë Real Madridit për dy deri në katër muaj.

Por, ai nuk është i vetmi futbollist i “Los Blancos” i lënduar së fundmi.

Trajneri Zinedine Zidane ka konfirmuar se edhe mbrojtësi Raphael Varane ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e ardhshme kundër Sporting Gijon, përcjell “Lajmi.net”.

“Varane ka dhimbje në gjurin e djathtë dhe ne nuk duam të rrezikojnë atë”, deklaroi Zidane në konferencë për media.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë