Lëndohet Berisha, mungon kundër Bolognas?

bero-780x439

Etrit Berisha ka pësuar një dëmtim në gjurin e djathtë.

Në dy seancat e fundit stërvitore, portieri shqiptar po bën përgatitje veçmas grupit të futbollistëve të Atalantas.

Mediat italiane raportojnë se është vënë në dyshim prezenca e shqiptarit në ndeshjen e fundjavës, ku Atalanta do të përballet me Bolognan, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave italiane, ende nuk dihet saktësisht se sa mund të qëndrojë jashtë fushave Berisha prej këtij dëmtimi.

Edhe nëse humb ndeshjen ndaj Bolognas, ai do të jetë gati për përballjen me Pescaran në Kupën e Italisë në mesjavë, ose për ndeshjen ndaj Juventusit në fundjavën e ardhshme në Serinë A.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë