Për ish-kapitenin e Kombëtares Shqiptare Lorik Cana dita e sotme ka qenë mjaft e trishtë pasi është ndarë nga jeta gjyshi i tij në moshën 85-vjeçare.
Gani Vula ka qenë ish delegat i Kuvendit të Republikës së Kosovës në legjislaturën e vitit 1990, po ashtu ka qenë edhe nënshkrues i Deklaratës Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës më 2 korrik 1990 dhe pjesëmarrës në aprovimin e Kushtetutës së Kosovës në Kuvendin e Kaçanikut.