Jezusi shfaqet në një ceremoni katolike, mahnitë besimtarët

3ab6ea0a00000578-3967958-image-a-57-1479988499821_1480002121-5616682Një fotografi ka dalë online, e cila duket se shfaqë fytyrën e Jezus Krishtit në një sipërfaqe pranë një prifti katolik në Argjentinë.

Fotografia, që u publikua në rrjete sociale dhe tashmë është bërë hit online, u bë gjatë një ceremonie katolike në qytetin e Kauketes.

Besimtarët ishin mbledhur në qytet për të kryer një ritual fetar, i cili konsiston me përmbushjen e lutjeve religjioze në publik përgjatë nëntë ditëve, transmeton Gazeta Express.

Fotografia u shpërnda online nga një njeri lokal me emrin Favio Garay, i cili mori pjesë në ngjarje. Në anën e majtë të priftit është një statujë religjioze, por në anën e djathtë të tij u pa një imazh i cili duket i ngjashëm me fytyrën e Jezusit.

Skeptikët online thonë se imazhi u shkaktua rastësisht nga hijet.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë