Amerikani që nuk e din se kush është zgjedhur president (Video)

amerikani-780x439

Një burrë nga Gjorgjia, SHBA, thotë se ende nuk e din se kush është zgjedhur president i SHBA-ve, edhe pas disa ditësh që nga koha e përfundimit të zgjedhjeve në SHBA.

Joe Chandler, përcjell Telegrafi, ishte bezdisur nga sistemi politik dhe kishte vendosur që natën e zgjedhjeve të mos priste rezultatet, por se të shkonte dhe të pushonte.

Pas kësaj, kur ishte zgjuar, kishte menduar se mos njohja se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-ve, do ti bënte mirë, së paku për disa orë të tjera. Dhe këto orë tanimë janë bërë javë.

Ai punon nga shtëpia dhe thotë se ka qëndruar larg televizorit, gazetave dhe medieve sociale.

Kur ai del jashtë shtëpisë, që është e rrallë, ai mban kufje dhe këndon “Nuk dua ta di se kush fitoi. Ju lutem mos ma tregoni”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë