Gjatë stërvitjes së sotme që zhvilloi klubi, për herë të parë atyre iu bashkua edhe trajneri i ri i Feronikelit, Sulejman Starova.
Ai u takua për herë të parë me lojtarët, të cilët i njoftoi edhe me objektivat që ka synim t’i arrijnë së bashku, me ç’rast edhe i inkurajoi lojtarët që ta fitojnë betejën për titull.
Pas kësaj, stërvitja vazhdoi në ambient të mbyllur, konkretisht në fushën e mbyllur të qendrës sportive, “Hasi”.
Stërvitja filloi në ora 14:15 dhe përfundoi në 16:00.